Në peqin është dhunuar Sekretari i qendrës së votimit në fshatin Fatish, duke bërë që votimet të ndalohen.
“Ishin 5-6 persona për të votuar, në momentin kur hynë disa persona jo të qendrës sonë të votimit. I kërkova të mos futeshin brenda kur më goditën. Nuk ishin banorë të fshatit”, tha sekretari, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike.
Policia po merr në pyetje personin e dhunuar dhe dëshmitarët e këtij incidenti. /albeu.com/