Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfundojnë në gjyq

Prej muajsh, rrjetet sociale janë kthyer në një arenë akuzash e ofendimesh mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksander Varfaj.

Ky i fundit ka thënë se prej një viti nuk ka takuar të bijën dhe për këtë akuzat bien drejëpërdrejt mbi ish-bashkëshorten e tij, Rudina Dembacaj.

Por çështja nuk mbetet vetëm në kuadër të rrjetve sociale. AlbEu.com bën me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.

Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.

Por nuk dihet çfarë ndodhi me vitet dhe duket se dyshja janë kthyer në “armiq”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu