Rusi, shpërthim i fuqishëm në bazën ushtarake, 2 persona ndërrojnë jetë, disa të plagosur (VIDEO)

Si pasjojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bazë ushtarake në Rusi, kanë gjetur vdekjen 2 persona. Mësohet se 6 të tjerë janë plagosur rëndë.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë tha se të 2 viktimat ishin specialistë civilë, ndërsa 6 personat e i përkisnin personelit ushtarak dhe civil.

“Mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë provës së një motori rakete”, tha një zyrtar.

BBC raporton se si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur materiale të dëmshme të shpërndara në ajër.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi ende nuk është evidentuar plotësisht, por raportohet se ka ndodhur në një rajon, që është zonë e testimit të raketave për nëndetëset bërthamore rusë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu