“Rusia do të reagojë me shpejtësi ndaj shqetësimeve të Turqisë në Siri”

Rusia është e gatshme të “reagojë shpejt” për shqetësimet e Turqisë në Siri, tha Presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në Brazil pas Samitit të BRICS të enjten, Putin tha se ai është “në kontakt të ngushtë” me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për zgjidhjen e problemit në Siri.

“Sa i përket pozicionit të Presidentit Erdoğan, ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me të. Unë e di se ai ka shqetësime për organizata të caktuara, por ne u pajtuam gjatë bisedës sonë të fundit telefonike që, duke pasur parasysh nivelin e ndërveprimit tonë atje, pala turke do të shpreh shqetësimet e saj për situata të caktuara në zonë, gjë që shkakton shqetësim të veçantë për Turqinë dhe kolegët e saj rusë në nivelin operacional të punës”, tha presidenti i Rusisë.

“Dhe nëse vërtet shohim se ka shkelje, ne jemi të gatshëm të reagojmë shpejt”, tha Putin.

Duke komentuar rolin e SHBA-së në luftimin e DEASH-it, Putini tha, si vendi ashtu edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, kontribuan në mposhtjen e saj në Siri.

Por Rusia e konsideron të paligjshme praninë e SHBA-së në Siri, theksoi ai, pasi trupat e vendit hynë në territorin sirian pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sa i përket rolit të Rusisë, ai tha: “Cilido vëzhgues neutral do të shikojë dhe të shohë se cili është roli i Rusisë, duke pasur parasysh intensitetin e luftimeve dhe rezultatin e tij”.

Putin shtoi se Rusia arriti qëllimet e saj në Siri, së pari për të parandaluar kthimin e terroristëve, me origjinë nga vendet e mëparshme sovjetike, në shtëpi, pasi mund të përbënte një kërcënim të sigurisë.

Pas marrjes nën kontroll të kufirit turko-sirian, u bë më e lehtë të merresh me lëvizjet e terroristëve, tha ai, duke shtuar se informacionet për militantët në kampe refugjatësh lehtësojnë detyrën.

Putin aktualisht e sheh të nevojshme të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve në provincën Idlib të Sirisë, si dhe adresimin e atyre që mbeten në bregun lindor të Eufratit dhe zonën jug-lindore të Al-Tanf.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu