Rusia e pranon emrin e ri të Maqedonisë së Veriut

Rusia ka pranuar emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Këtë përmes një njoftimi e konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftim nga MPJ e Rusisë thuhet se më 18 shkurt nga Ambasada në Shkup kanë marrë notë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me të cilën janë njoftuar se emri i ri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Federata Ruse e pranon këtë shtet në emrin e ri – Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Rusisë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu