Rusia vijon hakmarrjen, dëbon 5 diplomatë portugez

Rusia ka dëbuar pesë diplomatë portugez, sipas një njoftimi nga ministria e jashtme. Sipas autoriteteve të Moskës, diplomatët portugez kanë 14 ditë kohë për t’u larguar nga Rusia, shkruan The Guardian.

Vendimi i Moskës është një kundërpërgjigje ndaj dëbimit nga Portugalia të dhjetë diplomatëve rusë. Ndërkohë ditën e djeshme, Rusia njoftoi sdëbimin e 34 diplomatëve francezë, 24 punonjës të ambasadave italiane dhe 27 spanjolle.

Dëbimet janë më të fundit në një seri lëvizjesh kokë më kokë, pasi qeveritë europiane dërguan në shtëpi më shumë se 300 rusë muajin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu