Sa shqiptarë jetojnë në Serbi

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, të publikuara në faqen e RZS, në Republikën e Serbisë, janë gjithsej 6.647.003 qytetarë.

Më së shumti, si në regjistrimet e mëparshme, janë serbët, 5,360,239.

Sipas kësaj faqeje, në Serbi jetojnë 61.687 shqiptarë. Ndërsa boshnjakët janë 153.801 në numër.

Më tej janë 12.918 bullgarë, 21.013 vllehë, 7.700 goranë dhe 27.143 qytetarë që deklarohen jugosllavë.

Janë gjithashtu dhe 184.442 hungarezë e 14.767 maqedonas.

Ka 13.011 myslimanë, 2.573 gjermanë dhe 131.936 romë.

Sipas të dhënave të publikuara, janë 23.044 rumunë, 10.486 rusë dhe 11.483 rusë.

Ka 41,730 sllovakë, 2,829 sllovenë dhe 3,969 ukrainas.

Në regjistrim rezultuan dhe 39,107 kroatë dhe 20,238 malazezë.

Të padeklaruar janë 136.198 dhe si “të panjohur” janë shënuar 322.013 qytetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu