Sabiani shpërthen në lot, tregon gabimin më të madh që ka bërë ndaj vajzës së tij para se të futej në BBV

Pak ditë para se të futej në shtëpinë e BBV, Sabiani ka hequr nga ndjekësit në Instagram të bijën, Keisin.Kjo për shkak të gjendjes në të cilën ai ndodhej për historinë e dashurisë që e bija po krijonte me Kristin brenda shtëpisë.

Por mbrëmjen e të premtes, gjatë qendrimit në shtëpinë e BBV, Sabiani është përlotur kur është pyetur gjatë një loje të organizuar cila është gjëja më e çmendur që ka bërë.

“Kjo e fundit në Instagram, i bëra diçka para se të futesha. O Zot na ruaj mendt e kokës”, shprehet Sabiani teksa përlotet dhe shihet Keisi që bën një reagim të çuditshëm ku duket se nuk kupton asgjë nga ajo që ka ndodhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu