Sali: Ali Ahmeti po bllokon një ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.

Sali duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, ka nënvizuar se ata i kanë numrat. Por, ka bërë me dije për sjelljet e dyfishta të liderit të BDI-së i cili është duke e bllokuar një Ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne e kemi dëshmuar që i kemi numrat. Ali Ahmeti ka qëndruar deri në ora 2 të mëngjesit në Parlament për të votuar ndryshimin e Ligjit për organizimin e organeve të shtetit. Po i njëjti person me partinë e tij, me deputetët e tij e bllokon një Ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit“, deklaroi Sali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu