Sanda Rashkoviç Iviç: Serbia në fshehtësi do të njoh Kosovën, nuk do nënshkruajë asgjë

Çmenduria e opozitës serbe po merr kufij të papërcaktuar, por kësaj radhe e kanë tejkaluar vetveten, njerëz ju jeni për çmenduri, shkruan “Informer” duke komentuar deklaratën e Sanda Rashkoviç Iviç për TV N1 se “Serbia në fshehtësi do të njoh Kosovën, por nuk do nënshkruajë asgjë”.

Ajo gjatë pjesëmarrjes si mysafire në ditarin e TV N1 ka deklaruar se aktualisht po zhvillohen bisedime për njohje të ndërsjella dhe kjo është “kapitullim i patheksuar” ku Serbia do të pranojë Kosovën dhe e cila nuk do theksohet as nënshkruhet.

Është e rëndësishme që “opozita pa asnjë fakt akuzon presidentin Vuçiq”, që në fshehtësi do pranojë Kosovën dhe për atë nuk do t’ia thotë askujt.

“Aktualisht po bëhet dialog që të bëhet kapitullimi dhe njohja e ndërsjellë, që nuk do të jetë e pathënë, pra kjo do të thotë se nuk do të nënshkruhet, por do të bëjë gjithçka që të ndërtohet shteti i Kosovës”, ka thënë Rashkoviç Iviç.

Do të ishte mirë që opozitarët në krye me Rashkoviç Iviç të sqarojnë çmendurinë e vetë, çfarë do të jetë pranimi i pathënë dhe i pa nënshkruar, shkruan “Informer”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu