Saranda Imeri nga “Grupi i Zjarrit” godet rëndë Ali Ahmetin, ia përmend kulmin e shtëpisë (VIDEO)

Sekretarja për të drejtat e barazisë gjinore pranë Bashkimit Demokratik për Integrim Saranda Imeri e rreshtuar në “Grupin e Zjarrit ‘ ka goditur rëndë liderin e BDI -së Ali Ahmeti informon Tetovasot.

Këto deklarata të zjarrta ajo i ka bërë në tubimin që u mbajt në Çair. Imeri tha se këtu në sfond pashë diçka që më bëri përshtypje ëhtë koha që t’a përzëmë marren nga shtëpia tha ajo.

“Këtu në sfond pash diçka që më bëri përshtypje, është koha që ta përzëmë maren nga shtëpia. Ju jeni shtylla, temeli! Pa shtyllë e pa temel kulmi prishet, kulmi ndrohet por me rëndësi janë themelet.” u shpreh Imeri.

Ajo vazhdoi kritikat ndaj Ali Ahmetit edhe me ironizime duke theksuas se pa shtyllë dhe pa themel kulmi prishet, kulmi ndërrohet dhe se ai mund të jetë edhe prej teneqeje dhe tjegullave, por ndërrohet ndërsa ajo që është me rëndësi themeli.

Sipas saj shtylla që e mban BDI-në është “Grupi i Zjarrit” “Shtylla në BDI jemi NE” tha Saranda Imeri mbrëmë në Çair.

Por, Imeri duket se ka harruar se shtylla kryesore dhe themeli i kësaj partie është Ali Ahmeti përmes të cilit ngriten funskionarët dhe kjo parti shënoi fitore serike përmes emrit dhe figurës së tij së Ali Ahmetit. /TS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu