Sarrazin pas takimit me Dodikun: Do të ketë pasoja për sulmet ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe Schmidtit

I dërguari i posaçëm i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, ka folur sot para mediave pas takimit me presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik në Banja Lluka.

Sarrazin tha se gjatë ditëve të kaluara në Sarajevë ka pasur biseda të shkëlqyera me Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt.

Sapo tani, këtu në Banja Lluka, fola me Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Biseduam për vazhdimin e procesit të integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Ratifikimi i Marrëveshja së tretë për mobilitetin, e cila ende nuk është arritur, është e një rëndësie kyçe, si dhe afrimi i Bosnje-Hercegovinës me Deklaratën Rajonale për Sigurinë e Energjisë”, theksoi Sarrazin.

Ai arriti në përfundimin se e gjithë qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, dëshiron që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu