‘Se dija ku i binte Shqipëria, erdha me 10 euro në xhep’, këngëtarja rrëfen çfarë i ndodhi kur erdhi për herë të parë në Tiranë

Këngëtarja e njohur nga Tetova, “Big Mama” ka treguar fillimet e karrierës së saj në Shqipëri disa dekada më parë. E ftuar në emisionin “E diell”, këngëtarja ka treguar se në Shqipëri për herë të parë kishte ardhur që të këndonte në “Top Fest”.

Ajo tregoi e nisi rrëfimin me udhëtimin drejt Shqipërisë me vetëm 10 euro në xhep, duke rikujtuar që çmimin e parë në jetë ia ka dhënë kryeministri Edi Rama.

“Se kisha idenë se ku i binte Shqipëria. Erdha për herë të parë për të kënduar në “Top Fest”. Erdha me autobus dhe erdha me 10 euro në xhep. Kurrë nuk e harroj. Kam bërë shoqen e parë Albana Osmanin. Erdha me dy këngë. Çmimin “Best Female” ma dha Edi Rama edhe më tha ‘Urime se qenke me të vërtetë ‘BIG’,-tha këngëtarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu