Së shpejti do bëhen prindër, Gold Ag tregon çfarë i ka ndaluar të shoqes

Në muajin mars të këtij viti, reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë. Partnerja e tij quhet Ermira Shkodra dhe ka një sallon estetik në Gjilan. Për një muaj dyshja do të bëhen prindër për herë të parë, pasi Ermira është në pritje të ëmbël.

Dhe ditën e djeshme Gold Ag ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku vërtetoi se është një bashkëshort dhe baba i ardhshëm i kujdesshëm.

Ai tha se e ka ndaluar bashkëshorten të shkojë në punë për shkak të pandemisë, ngaqë e do shumë dhe ajo është shtatzënë.
‘E ka sallonin e vetë në Gjilan, po për shkak të pandemisë nuk e kam lënë të shkojë dhe shumë shpejt ka për ta hapur në Prishtinë pastaj vazhdon punën vetë. E dua dhe nuk kam qejf që ti ndodh diçka e keqe , të marr ndonjë virus sepse është dhe shtatzënë’, u shpreh reperi.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu