Sela: Liderët politikë të ulen në tryezë për qytetarët

Në emisionin Klan Debat, i ftuar mbrëmjen e djeshme ishte kreu i ASH-së Ziadin Sela. Krahas temave të tjera, debati u zhvillua edhe rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjeve që priten këtë vit, poashtu edhe rreth marrëdhënieve që kanë liderët politikë në lidhje me zgjidhjen e problemeve që qytetarët i preokupojnë.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat, bëri thirrje që liderët e partive politike së bashku të ulen në tryezë për të zgjidhur çështjet të cilat preokupojnë qytetarët shqiptarë. Këtë Sela e quan ‘instrument politik’ dhe siç thekson ai, i njëjti nuk do të pengojë fare garën politike të asnjërit prej tyre.

Ndërkaq, duke u fokusuar në zgjedhjet presidenciale që priten këtë vit, Sela përmendi zgjedhjen e presidentit konsensual, dhe u shpreh se i njëjti duhet të zgjedhet drejtpërsdrejti me votë direkte të qytetarëve.

Duke folur për ligjin e gjuhëve, sipas kreut të ASH-së, ky ligj nuk i plotëson nevojat reale që shqiptarët kanë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, megjithatë, siç theksoi ai, avancon në mënyrët të dukshme përdorimin e gjuhës.

Poashtu, mes të tjerash në debat kreu i ASH-së Ziadin Sela foli edhe për sfidat me të cilat po përballen qytetarët, e veçanërisht ato shqiptarë. Sela përmendi ndarjen e mjeteve diskriminuese për shqiptarët në sferën e kulturës, çështjen e decentralizimit, dhe të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu