Sela: Po vjen era e ndryshimeve

Aleanca për shqiptarët mbajti tubimin promovues në Kërçovë, ku shpalosi platformën zgjedhore dhe kërkoi votën për të sjellë ndryshimin tek shqiptarët.

Aleanca për shqiptarët mbajti tubimin promovues në Kërçovë ku lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela potencoi se era e ndryshimit po vjen dhe ai tanimë duket edhe ne Kërçovë.

Edhe përkundër shantazhit dhe presionit, ky vullnet do të reflektohet më datë 11 dhjetor, me fitoren e Aleancës për shqiptarët, dhe jo me djegien e votës, siç pretendon Ali Ahmeti, i cili më vitin 2014 i dogji 153 mijë vota, potencoi Sela.

Bartësi i listës për njësinë e pestë zgjedhore Syrja Rashiti, nënvizoi se Kërçovës në të kaluarën ia kanë dhunuar votën ndërsa nga ana tjetër kanë thënë se nuk e duan votën e kërçovarëve, por sot ne shohim një Kërçovë ndryshe e cila e kërkon me ngulm ndryshimin, nënvizoi Rashiti.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kandidati për njësinë e pestë zgjedhore Remzi Mehmedi, i cili tha se regjimi i deritanishëm ka instaluar një logjikë të mbrapsht veprimi të bazuar në politika të vetëmohimit dhe vazalitet ndaj partnerit të tij qeveritar që na solli zbrazjen e shkollave dhe vendbanimeve tona, tha Mehmedi. (Shaban Dalipi, TVM2)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu