Sela priti kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci, Idris Sulejmanin

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela priti kandidatin për deputet në Kroaci për pakicat kombëtare, Idris Sulejmani.

Sulejmani e njoftoi kryetarin në lidhje me proceset në Kroaci dhe shqiptarët që jetojnë e punojnë atje.

“Procesi që po zhvillohet është mjaft i rëndësishëm për shqiptarët atje, kërkoj dhe ndihmën tuaj që ta përcillni këtë mesazh”- u shpreh Sulejmani.

Nga ana tjetër kryetari Sela u shpreh se mbështet çdo iniciativë politike në diasporë dhe se do të japë kontributin e vet në këtë drejtim./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu