Sela: Skenar regjistrimi, marrëveshje RMV-Serbi për rritjen e diasporës maqedonase?!

Regjistrimi është ardhmëria e shqiptarëve të Maqedonisë – tha Ziadin Sela duke shtuar se për këtë shkak regjistrimi shndërrohet në problem politik.

“Numrat e shqiptarëve janë fshehur vazhdimisht dhe e kuptoj pse këtë e bën Mickoski e të tjerë, por nuk I kuptoj shqiptarët. Nuk mund ti` besoj nënshkrimeve të lidhura për shkak se nuk kanë dhënë përgjigje për anulimin e regjistrimit në 2011.”

Një skenar tjetër për regjistrimin, Ziadin Sela përmend rritjen e numrave amë apo numrit të diasporës maqedonase.

“A është e mundur një marrëveshje RMV-Serbi, për të rritur numrat amë dhe rritjen e diasporës maqedonase. Janë skenare që uroj të jenë gabim” – tha Sela në Klan Debat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu