Aktivistja e shoqërisë civile, Nafije Selamani përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se Bilall Kasami është ndër liderët e vetëm politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që ka reaguar për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.
Ajo ka shprehur habi se përse nuk ka reagim nga krerët e subjekteve të tjera.
“Bilall Kasami, nëse nuk gaboj, është i pari kryetar nga partite shqiptare ne Maqedoni, që doli sot me qëndrim të prerë sa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe këtë duhet çmuar e vlerësuar”, ka shkruar Selmani.