Serbët e përqeshin Haradinajn për paraqitjen në Happy TV

Paraqitja e kryeministrit Haradinaj në TV Happy të Beogradit ishte turpëruese për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Një koment të tillë e bëri pak më parë edhe gazetari nga diaspora, Enver Robelli – transmeton Periskopi.

Por, nëse shohim komentet e bëra nga serbë të ndryshëm në YouTube, ilustrohet edhe më mirë paraqitja skandaloze e kryeministrit dhe poashtu urrejtja e madhe e tyre ndaj etnisë shqiptare.

I pari që shfaqet në seksionin e komenteve thotë pakashumë kështu: “Momenti më i fortë në intervistë është kur Haradinaj thotë se Kosova nuk ka politikë të jashtme, por Shtetet e Bashkuara po e udhëheqin atë. Atëherë çfarë përfaqëson fjala “e pavarur” e Kosovës?” Ky koment i ka marrë 80 pëlqime, dhe në të vërtetë, logjikisht është i drejtë.

Një tjetër komentues thotë se Haradinaj vërehet nga fytyra që është neandertal. Komentet raciste janë me bollëk – por është e pakuptueshme nevoja e kryeministrit për t’u turpëruar në këtë mënyrë.

Ka edhe komente tjera të cilat thonë se Haradinaj flet një serbishte të çalë, me shumë vështirësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu