Serbia më të dhëna të zymta : Popullsia po plaket

Projeksionet demografike parashikojnë që në Serbi, deri në vitin 2030, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet në 21 për qind ndërsa ajo e mbi moshën 80 vjeç do të jetë 5 për qind.

Sipas të dhënave nga hulumtimi “Gjendja e njerëzve të moshuar në fshat” deri në vitin 2030, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet në 21 për qind ndërsa ajo mbi moshën 80 vjeç do të jetë 5 për qind, parashikojnë projeksionet demografike për Serbinë. Tashmë në Serbi, sipas regjistrimit të vitit 2011, 17.25 për qind e popullsisë është më e vjetër se 65 vjet. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se nga viti 2002 deri në vitin 2011, popullsia rurale ka rënë për 311,139, ose 10.9 për qind, shkruan Novosti.

Shtëpitë e fshatrave të boshatisura dhe fshatrat që po vdesin në rajonin e Pirotit, veçanërisht ato që janë më afër degës lindore të Korridorit 10, gjithnjë e më shumë janë interesante për të huajt. Për disa mijëra euro mund të blihet një shtëpi e mirë me një kopsht dhe një tokë e cila nuk është punuar për dekada të tëra.

Gjashtë vjet më parë francezi Michael Michael (41) me origjinë nga Guinea, ka blerë një shtëpi në Çiniglavc të vjetër. Që atëherë janë shitur disa shtëpi në fshatrat si Çiniglavc, dhe së fundmi në fshatin Sreqkovc, në anën e djathtë të Korridorit 10, dy familje turke kanë blerë dy shtëpi.

Në mesin e atyre që janë të interesuar për shtëpitë e vjetra janë bullgarët, veçanërisht ata paraardhësit e të cilëve vijnë nga ky rajon. Këto shtëpi, sidomos turqve u shërbejnë për pushim gjatë rrugës kur vijnë nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera perëndimore ose kur kthehen nga Turqia për në këto vende. Ata thonë se shtëpitë i blejnë me pak para e cila gjë për ta nuk paraqet ndonjë problem.

Banorët e fshatit Sreqkovc thonë se fshati i tyre po vdes. Sikur mos të ishin pensionistët, të cilët pas pensionimit kthehen në pronat e tyre, fshatrat tani më do të ishin tërësisht të braktisura.

Fshati pa njerëzve vdes. Është më mirë që vijnë ketë njerëz nga jashtë se sa mos të ketë fare. Vendi ynë është i pastër. Nnuk besoj se këto dy familje nga Turqia do të merren me bujqësi por në qoftë se ka njerëz, do të jetë më mirë për ne’ – thotë një fshatar për gazetën e përditshme Novosti.

Çmimi i pronave në vitet e fundit janë ngritur pas shpronësim përgjat koridorit të dhjetë, ndërsa më parë disa hektarë me ara dhe nji shtëpi është shitur për vetëm 2.000 euro, ndërsa në fshatrat malore edhe më të lirë

Trendi i blerjes së shtëpive të vjetra në fshatrat afër rrugëve kryesore është vërejtë pesë -gjashtë viteve të fundit edhe në Bullgari, të cilat i kishin blerë gjermanët, austriakët,…

Mosha mesatare e popullsisë së Serbisë është 42 vjet. Serbia radhitet në vendin e III –të në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë. Para Serbisë është Gjermania me moshë mesatare 44 vjet dhe Italia 43.

Mesatarja e lindjes te një grua në Serbi është 1,4 ndërsa për t’u siguruar ripërtëritja e thjeshtë e popullsisë duhet të jetë 2,1.

Zyrtarët serb për demografi konsiderojnë se edhe mosha mesatare në Serbi është gjithnjë e më e plakur. Pas tri vjetësh, sipas tyre, mosha mesatar e popullsisë në Serbi do të jetë 46 vjet.

Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvogëlojnë me migrime me ardhjen e popullësisë nga Afrika dhe Lindja e Afërme, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmen prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim (përedhe pak kohë) të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problemi zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit ekonomik.

Ismet Azizi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu