Seriali “O sa mirë” nuk do të jetë i njejtë më

I Haraçinës, po i ramë në Çair, nëse sje i Shkupit, ose të paktën i Maqedonisë, ska lidhje, prap do ta kuptosh këtë batutë humoristike. E kush ka për ta ekzekutuar atë më ë miri, pos mastermindit të aktrimit komik dhe jo vetëm, aktorit Visat Etemi. Roli i tij është i qendisur enkas për serialin “O Sa Mirë”, serial i cili tashmë është prezent në shtëpitë mbarë shqiptare.

Etemi, ky komedian origjinal, ka një karrierë të pasur prej aktori, siç thonë në zhargonin botëror “on, and off stage”.

Roli i tij do pikturoje një “çairas” me prejardhje nga rrethi i Shkupit, duke goditur fort në paragjykimet dhe komplekset qytetareske të ditës së sodit, luftën fantome të rethit ndaj të ashtuquajturit provincializëm dhe shumë e shumë dukurive të tjera stereotipike.

Etemi së fundi u shqua edhe për faktin se arriti të organizojëfestivalin e parë të komedisë stend-up, duke ngërthyer humorin paskripta të rajoneve mbarë shqiptare.

Urime për Visar Etemin, menzi presim të të shofim dhe të na e shtosh edhe më shumë buzëqeshjen në “O sa mirë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu