Sfidon vajzat e reja, s’do ta besoni kurrë sa vjeç mbush sot Leonora Jakupi (FOTO)

Prej vitesh në skenën muzikore shqiptare, Leonora Jakupi i ka dhuruar publikut hite të paharrueshme. Pavarësisht se ka shumë vite karrierë dhe e kemi parë në ekran që në adoleshencë, pamja e këngëtares e ka fshehur gjithmonë moshën e saj të vërtetë.

Ditën e sotme, këngëtarja feston 42 vjetorin e lindjes dhe urimet nga fansat dhe miqtë e saj më të mirë nuk kanë munguar. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa nga urimet e këndshme që ka marrë nga ta.

Kujtojmë që këngëtarja ka konfirmuar pak kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por duke e mbajtur partnerin larg vëmendjes së publikut. Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore, kënga më e fundit e saj ishte “Lul Luj” publikuar tre muaj më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu