Shakira thyen 14 rekorde botërore Guinness me këngën që ia dedikoi Gerard Piques pas ndarjes

Këngëtarja kolumbiane, Shakira theu 14 rekorde botërore Guinness me këngën “Music Sessions Vol. 53”.

Ylli i muzikës ka thyer zyrtarisht këto rekorde botërore falë projektit të saj me Bizarrap, i cili u publikua në janar duke shënuar bashkëpunimin e parë mes dy artistëve.

Kënga tani e ka bërë ata titullare për këngën latine më të transmetuar në Spotify në 24 orë, këngën latine më të shikuara në YouTube në 24 orë, këngën latine që ka arritur më së shpejti 100 milionë shikime në YouTube, këngët latine më të transmetuara në Spotify në një javë midis rekordeve të tjera, sipas një njoftimi për shtyp, shkruan Mirror.

Deri më sot, Shakira është 17 herë mbajtëse e titullit të rekordeve botërore Guinness.

Shakira dhe Bizarrap bashkuan forcat për “Vol. 53”, në të cilën Shakira kritikon ashpër ish-in e saj, yllin spanjoll të futbollit Gerard Pique pas ndarjes.

Lajmi për thyerjen e rekordeve u dha nga Guinness World Records përmes Instagramin e tyre zyrtar.

“Urime për Shakira dhe Bizarrap që kanë bërë histori me një këngë latine që është kryesuese e top-listave në një mënyrë që asnjë këngë nuk e ka bërë ndonjëherë.

Këngëtarja kolumbiane dhe DJ dhe producenti argjentinas 24-vjeçar kanë shumë për të festuar pasi jo vetëm pozitën e parë në tabelë së bashku, por edhe katër tituj të rekordeve botërore Guinness, duke përfshirë këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë dhe këngën latine që ka arritur më së shpejti 100 milionë shikime në YouTube”, thuhet mes tjerash në postim.

Kënga përveç që i ka sjellur Shakiras dhe Bizarrap katër rekorde, solli edhe 10 të tjera për këngëtaren.

Rekorder solo të Shakiras përfshijnë 10 hitet më të mira në tabelën “Latine Pop Airplay” të Billboard nga një artiste femër dhe artistja e parë femër që zëvendësoi veten në pozitën e parë në tabelën “Latine Airplay” të Billboard.

“BZRP Music Sessions Vol. 53” u publikua në YouTube më 12 janar dhe shumë shpejt la gjurmë në histori.

Guinness World Records prezantoi dyshen me certifikatat e tyre në prapaskenë në “The Tonight Show” me protagonist Jimmy Fallon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu