Shaqiri kthehet në dispozicion të Jurgen Klopp

Lajme të mira për Xherdan Shaqirin te gjigandi anglez, Liverpool. Futbollisti me prejardhje nga Kosova që paraqitet në radhët e Zvicrës, pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp te skuadra nga ‘Anfield Road’.

27 vjeçari nuk e ka parë veten në fushë për Liverpoolin në pesë ndeshjet e fundit në Premier League.

Ndeshja e fundit e Shaqirit ishte ajo ndaj Manchester Unitedit, në barazimin 0-0.

Raportimet se mes Shaqirit dhe Kloppit ka krisje të raporteve janë hedhur poshtë sot, kur kjo dyshe janë parë shumë të lumtur në stërvitje te Liverpool.

Mediet në Angli përcjellë Klan Kosova bëjnë të ditur se Shaqiri ka gjasa të mëdha të paraqitet në ndeshjen e fundjavës, ku Liverpool takohet me Southampton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu