Shaqiri si Ronaldo, kjo është bisha e fundit që ka blerë (FOTO)

Xherdan Shaqiri tani ka hyrë në mesin e yjeve botërore si zotërues i një makine superluksoze, Rolls-Royce.

Yje botërore si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Antoine Griezmann dhe Romelu Lukaku vozisin Rolls-Royce, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë që përfaqësuesi kosovar i Zvicrës e provoi sot makinën e tij të re dhe shumë të shtrenjtë, ai pritet të jetë në stolin e Liverpoolit për ndeshjen e nesërme mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Shaqirit i ka kushtuar makina e re plot 320 mijë euro.

Liverpooli e pret nesër Porton në Anfield, në ndeshjen e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Kosovari 27-vjeçar ka plot gjashtë ndeshje që nuk luan për Liverpoolin, edhe pse ka qenë në bankën e rezervistëve në secilën prej tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu