Shënohet 21 Dhjetori, dita e mësimit në gjuhën turke në RMV

Me rastin e 21 dhjetorit- ditës së arsimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Shentop, qëndron për vizitë dyditore në Shkup. Përveç takimeve të shumëta me krerët e shtetit, Shentop mori pjesë edhe në ceremoninë e shënimit të kësaj dite.

Ai dërgoi porosi të shumëta lidhur me bashkëpunimin e mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë politik. Por gjatë fjalimit të tij, rëndësi të veçantë I kushtoi çështjes së gjuhës, për të cilën tha se është një element shumë I rëndësishëm për ekzistencën e një populli.

Të mos ishte gjuha, veprat tona të shkruara dhe ne si komb ndoshta nuk do të ekzistonim në të tanishmen dhe do të ishim harruar, do ta ndanim situatën e njejtë me shumë popuj nga e kaluara, kështuqë gjuha është elementi që na bashkon” tha Mustafa Shentor.

Kryeparlamentari I Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u uroi 21 dhjetorin, të gjithë bashkëqytetarët turq por edhe faleminderoi shtetin turk për bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën në çdo segment të qëndrueshmërisë si shtet, por me theks të veçantë për ndihmën e ofruar në kohën e pandemisë globale.

Me nocionin mik, mendoj edhe në të mirë edhe në të keqe. Dora e shtruar e popullit turk i prek gjithmonë zemrat tona. Këtë e bën edhe në këtë kohë të vështirë të pandemisë globale kur njerëzimi është drejtuar para rrezikut global shëndetësor dhe ekonomik. Jemi mirënjohës për prezencën tuaj, bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën në çdo segment të qëndrueshmërisë sonë si shtet. “-tha Talat Xhaferri.

Kujtojmë se më 21 dhjetor të vitit 1944, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut fëmijët e nacionalitetit turk kanë filluar t’i ndjekin mësimet në gjuhën e tyre amtare. Kjo datë në Maqedoni është përcaktuar si festë kombëtare për pjesëtarët e këtij komuniteti dhe është ditë jo pune.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu