Sheqerinska për Gruevskin: Nuk bëjmë marrëveshje me djallin

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë të dhënë për Dojçe Vele në gjuhën Maqedonase, ka hedhur poshtë mundësinë për negociata për amnisti me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin.

Sipas saj, Maqedonia tashmë ka nevojë për një fillim të pastër.

“Nuk u ramë dakord me Gruevskin vitin e kaluar dhe nuk shoh shkas se pse duhet ta bëjmë një gjë të tillë këtë vit kur kemi shumicë parlamentare, me të cilën mund të bëjmë reforma në vend. Fakti që e patëm patjetër të paguajmë një çmim të lartë me lëndime, sulme, gjak dhe kërcënime se do të na vrisnin, tregon se nuk po përgatitim marrëveshje me djallin”, theksoi Sheqerinska.

Nënkryetarja e LSDM-së pësoi sulme brutale në Kuvend gjatë natës së përgjakshme të 27 prillit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu