Shfuqizohet vendimi për dënim të Sasho Mijallkovit me 12 vjet burg

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatë Penale për dënim të Sasho Mijallkovit me 12 vjet burg në rastin “Target-Fortesa”, përcjell TV21.

Kjo nënkupton se rasti do të kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale.

Ndryshe, rastin Target-Fortesa ka të bëjë me përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015. Në këtë rast përveç ish kreut të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, të akuzuar janë edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu