Shkoi të lobojë kundër Kosovës, Daçiq për pak desh vdiq në një sulm

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dje, përfshirë ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstremistët aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia.

Ndërkohë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës. Të paktën gjashtë vetë humbën jetën ndërsa 13 u plagosën.

Siç i tha Daçiq Tanjugut, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur.

Sipas Blic, Daçiq shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi sulmi, për fat të mirë 10-15 minuta më parë.

Daçiq shtoi se, objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.

Kujtojmë se Daçiq, prej dy vjetësh është vënë në krye të fushatës së Serbisë për t’ia zbehur njohjen ndërkombëtare Kosovës. Një gjë të tillë sigurisht e ka bërë edhe gjatë kësaj vizite.

Gjithashtu muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi.

Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu