Shkup, protestohet kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës” (VIDEO)

Disa organizata joqeveritare sot në Shkup kanë organizuar protesta kundër aktvendimit për të akuzuarit në rastin e Kumanovës, i cili ndodhi para dy viteve gjegjësisht më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Protestuesit do të marshojnë prej sheshit “Skënderbeu” deri tek Gjykata Penale e Shkupit, e cila solli vendimin për burg të përjetshëm për tetë persona të akuzuar nga “Grupi i Kumanovës”, ndërsa të akuzuarit tjerë i dënoi me gjithsej 746 vjet heqje lirie.

Protestuesit apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtetë të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu