Shpërngulje të frikshme nga Ulqini, familje të tëra drejt Amerikës

Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori, i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880′ dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA.

Shqiptarët nga Mali i Zi në përgjithësi dhe nga Ulqini në veçanti fillimet e emigrimit e tyre i kanë menjëherë pas luftës së II-të botërore por duke vazhduar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërpërerje deri në ditët e sodit. Por vitet e 70-ta, 80-ta dhe 90-ta do të shënojnë kulmin e kurbës e cila nuk ka të ndalur. Dominonin shkaqet ekonomike por edhe politike.

Ulqini dhe rrethina e tij por edhe Kraja, vitet që po lëmë pas, po kalojnë një kohë e cila mund të karakterizohet si kohë e emigrimit të familjeve të tëra në drejtim të ShBA-ve. Vetëm në pjesën e parë të vitit 2016 janë me dhjetëra familje të cilat kanë emigruar drejt shteteve përtej oqeanit.  Numri kaq i madh i familjeve të tëra të cilët zgjedhin rrugën e fundit dhe më të vështirë për të vazhduar jetën e tyre paraqet një fenomen të frikshëm dhe të njohur pët shqiptarët në Ulqin.

Nëse emigrimit familjar i shtojmë edhe numrin jashtëzakonisht të madh të të rinjve të cilët menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme marrin rrugën e emigrimit, atëherë shifrat bëhen alarmante.

Nuk ka numër të saktë se sa mund të jetë numri i emigranteve më të ri nga Ulqini dhe rrethina, pasi shumica largohen në heshtje të plotë dhe pa u ndier, por që është mjaft i madh është e padiskutueshme.

Fakti se në Evropën përëndimore dhe në SHBA jetojnë më shumë shqiptarë nga Ulqini dhe rrethina se sa në vendlindjen e tyre dhe të parëve të tyre tregon mjaft.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu