Shpërthen Balotelli: Nuk bëjmë dot dy pasime, dua të kthehem

Mario Balotelli kthehet në qendër të vëmendjes. Të dielën do të transmetohet një speciale mbi Patrick Vieira, trajneri i Nice dhe, sipas shtypi francez, në Twitter është publikuar një video njëminutëshe nga kjo speciale, ku shihet një debat i ndezur mes Mario Balotelli-t dhe trajnerit në përfundim të një seance stërvitore. Arsyeja e diskutimit? Shokët e skuadrës.

Në fillim ka ardhur një kritikë ndaj trajnerit: “Nuk bëjmë dot dy pasime, është e vështirë të luash kështu, – ka thënë Balo. – Nuk kam fjalë, kam marrë vetëm katër pasime të mira në 20 minuta punë”. Më pas, sulmuesi italian ka kritikuar mentalitetin: “Sot, për shembull, kam dërguar topin jashtë dhe jam zemëruar me veten. Unë dua të shënoj, ndërsa ata më thonë: ‘gabon që zemërohesh’”.

Shtypi francez ka përmendur edhe një frazë domethënëse që Balotelli duket se ka thënë në video: “Dua të kthehem të luaj te një klub i nivelit të lartë”. Trajneri Vieira është kundërpërgjigjur, duke i thënë: “E di, por të duhet ndihma e shokëve të ekipit dhe për ta marrë duhet të jesh një shembull për të gjithë ata”.

Specialja e plotë që do të publikohet të dielën do të hedhë më shumë dritë në lidhje me situatën e Mario Balotelli-t te Nice.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu