Shpërthen në Danimarkë, politikani anti islamist gjuan Kuranin në tokë (VIDEO)

Situata shpërtheu në Danimarkë kur një politikan anti-islamist hodhi një kopje të Kuranit në tokë, duke bërë që të arrestoheshin dhjetëra njerëz pas djegies së veturave dhe kazanëve të plehrave.

Policia e Kopenhages tha se 23 persona u arrestuan mbrëmë, pasi policët qëlluan me gaz lotsjellës në përleshjet me protestuesit. Politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, i cili po bën thirrje që Islami të ndalohet në Danimarkë, ka hedhur në tokë disa herë librin e shenjtë të fesë Islame në Noerrebro, një distrikt i mbushur me emigrantë.

Kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen, i quajti veprimet e Paludanit “provokim i pakuptimtë” dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të “përballeshin me të me argumente dhe jo me dhunë”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu