Shpërthen në Shqipëri, qytetarët u vërsulen vendvotimeve për ti shkatëruar materialet zgjedhore (VIDEO)

Kanë nisur përplasjet në KZAZ-në e Dibrës. Mbështetës të Partisë Demokratike kanë tentuar të futen në KZAZ-në e Dibrës që ndodhet në shkollën “Nazmi Rushiti”. Mbështetësit e PD-së janë përballur me forcat policore të cilat i kanë pritur me fgaz lotsjellës. Dhjetëra qytetarë kanë marshuar nga bulevardi tek shkolla me qëllim për të marrë materialet zgjehdore dhe për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ata janë përplasur fizikisht me policët dhe në video dëgjohen edhe fjalë banale nga më të ndryshmet.

“Ju q**sha ku**ën,”- thotë njëri prej tyre teksa një polic e shtyn. Ndërsa një tjetër kërkon që polici të mos e prekë me dorë.

Ata kërkojnë të zbatojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta që i ka anuluar këto zgjedhje dhe ka shpallur datën 13 tetor si datë zgjedhjesh.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu