Shpëtim Pollozhani: E vërteta për ofertën e Selës, mosbashkimin e opozitës dhe Aziz Pollozhanin

Kryetari i Shoqates se te Burgosurve Politik Shqiptare ne Maqedoni, Shpëtim Pollozhani i ftuar në studion e Struga TV, foli për një sërë cështjesh të aktualitetit politik.

Ai edhe pse tha se Shoqata që ai drejton i ka shprehur përkrahje dy koalicioneve opozitare, nënvizoi se mos bashkimi i këtyre dy krahëve do të ketë pasoja elektorale.

Për mos bashkëpunimin e koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët” dhe ”Rilindje me Besë”  potencoi se përgjegjësi kanë të dy palët, duke shtuar se akoma këto dy kooalicione në interes të mos humbjes së votës të bashkëpunojnë në disa zona.

Ndërkohë, i pyetur për ofertën e kryetarit të LP-PDSH-së, që ai të përfshihet në  zhgjedhje si kandidatë,  Pollozhani saktësoi se ka patur vetëm një ofertë verbale e cila nuk është përsëritur të cilin ai tha se do tamerrte në konsiderat vetëm në rast se do të kishte një opozitë të bashkuar.

I pyetur për dorëheqjen e para shumë viteve nga pozicioni i nënkryetarit të PPD-së,Shpëtim Pollozhani nënvizoi se ajo ishte e vetmja mundësi që klishte në atë kohë kur një pjesë e kësaj partie ishte e kapur dhe me hipoteka.

Ndërkohë i pyetur për Aziz Pollozhani i cili atëherë e pasoi Shpëtim Pollozhanin në pozitën e nënkryetarit të PPD-së ,Shpëtim Pollozhani nënvizoi se me futjen e tij në politikë Struga humbi një mjek të mirë dhe fitoi një politikan të keq.

Në Struga Tv ,Shpëtim Pollozhani foli edhe për refuzimin e dekoratës së Presidentit të Kosovës duke thënë se një pjesë e të dekoruarëve e kanë merituar këtë vlerësim ndërsa në mesin e të dekoruarëve ka patur sipas tij edhe bashkëpuntor të regjimit dhe dëshmitar në proceset ku u dënuan shumë shqiptar nga sisetmi i kaluar i ish Jugosllavisë.Pollozhani në lëtë emision foli edhe për shuëm cështje të tjera të aktualitetit./strugalajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu