‘Shpresa e fundit ishe ti’, A është kënga e re e Luiz Ejllit sërish dedikim dashurie për Kiarën?

Fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli tashmë do të vijë me një tjetër këngë, e cila padyshim pritet me shumë padurim nga ndjekësit e artistit. Me këngën “Përgjithmonë” këngëtari më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekorde.

Ekskluzivisht për Top Channel, është mësuar një pjesë e tekstit me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij dhe dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fryma e fundit

Shpresa e fundit ishe ti

Kur jeta më mundi

Rrugën e gjeta te ti

Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë

Kam një jetë që po të kërkoj

Unë si ty kurrë s’kam pa…

Pritet që në orën 19:00 balada e dashurisë të publikohet në kanalin e tij zyrtar në YouTube, i cili shënoi pas hapjes mbi 50 mijë subscripe në 24 orë.

Ai ka vendosur të vijë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti miliona shikime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu