Shqipëria me spital të ri për 20 ditë? Rama premton monument

Edhe pse Shqipëria është ende një situatë alarmante prej koronavorusit, paçka shtimit të rasteve me infektim çdo ditë me nga 1 deri 15 persona, qeveria bën llogaritë për ditë më të vështira, e kësisoj planifikon dhe ndërtimin në kohë rekord të një spitali për 20 ditë.

Kjo doli në pah nga një mbledhje qeverinë e zhvilluar me video-konferencë, ku ministrja Manastirliu informoi shefin e saj Rama mbi këtë projekt.

Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri?

Manastirliu: Kemi bërë një vlerësim në një objekt që po e shqyrtojmë për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit, jo terapi intensive, por ata që duhet të kenë një hospitalizim dhe do të kenë nevojë për terapi bazë.

Kemi bërë një investigim në vendin ku mendojmë dhe vlerësojmë se do të jetë ky objekt dhe do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe plotësimi të nevojave baze me aparaturave bazike për të përballuar çdo fluks të nevojshëm.

Ky është një skenar i katërt në rendin e atyre që projektojmë. Spitali i parë COVID është Infektivi me 120 shtretër, i dyti është Sanatoriumi, më pas ish-kirurgjia në QSUT, më pas spitalet jo publike, por sigurisht edhe një strukturë spital karantinë, i nevojave bazike për të gjithë të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Rama: Kur e kemi një qartësi që kemi okej me këtë plan?

Manastirliu: Jemi duke vlerësuar instrumentin ligjor dhe po bëjmë një studim ekonomik dhe plotësimit të nevojave që kjo strukturë do të ketë.

Rama: Kur, kur, kur?

Manastirliu: Brenda 20 ditëve të kemi filluar punimet për të rehabilituar

Rama: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë një monumentet te hyrja e spitalit. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu