Shqipëria nën ujë, bllokohet autostrada Tiranë- Durrës (FOTO/VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm të natës dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar mjaft probleme në mjaft zona të vendit. Banesa, rrugë dhe biznese janë përmbytur në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër e Fushë-Krujë.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës vijon të jetë e bllokuar duke detyruar shoferët që të kalojnë nga rruga e vjetër e Ndroqit, shkruan albeu.com

Situata sipas Emergjencave Civile:

Autostrada Tiranë¬Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave. Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharitështë 50 centimetra. Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.

Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

LEXO:  Nesër kryhet obduksioni i kufomës së Deharit, familja angazhon një ekspert nga Shqipëria për ta mbikëqyrur procesin

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe – Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu këshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

trdr trdr1 trdr2 trdr3

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu