Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një konferncë të përbashkët me Nikolla Dimitrovin dhe Radmilla Sheqerinskën për ndryshimet kushteteuse tha mes tjerash se rejtingu i BDI-së është dyfyshuar pas ndryshimit të emrit dhe anëtarsimit në NATO.
“Nëse mbahen zgjedhjet nesër, BDI dyfyshohet”, u shpreh Osmani.
Mirëpo thuajse 90 për qind të reagimeve të shqiptarëve në rrjetet sociale janë në kundërshtim të deklaratës së Osmanit. Shumica e komentuesve shprehen se kur BDI ka pasur më shumë vota se tani, kanë ndodhur raste të montuara dhe korruptive, si Monstra, Lagja e Trimave, Shkupi 2014 dhe shumë e shumë raste tjera, prandaj e shohin të palogjikshme që shqiptarët të votojnë për rikthimin e këtyre rasteve.
Ndryshe BDI radhitet parti e parë në elektoratin shqiptarë, por vetëm në anketat e instituteve që çdo herë kanë gabuar deri tani rejtingjet e partive shqiptare.










