49 persona humbën jetën pas një sulmi ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Brenton Tarrant është 28 vjeçari që kreu këtë akt makabër.
Ndonëse e tërë bota dënoi këtë akt mizor, ka edhe prej atyre që i janë gëzuar.
Luigi Marku nga Dibra e Shqipërisë ka ‘përgëzuar’ Tarrantin për likuidimin e dhjetëra myslimanëve.
Ai është lutur që Zoti ta ruan njeriun që tronditi e gjithë botën, transmeton Indeksonline.
“U ngjallë Gjergj Kastrioti he të lumtë pushka e gishti që i ka tërheq Zoti e ruajt at’ luftëtar guximtar”, ka shkruar ai në një koment në Facebook.










