Shtyhet seanca Kushtetuese, shkak dorëheqja e deputetit

Seanca për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për më vonë. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se çështja ndërlidhet me dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Parashikohet se Pas kësaj, Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit do të thirrë mbledhjen urgjente ku do t’i rekomandohet KSHZ-së që ta njoftojë Kuvendin për deputetin i cili është në radhë dhe që duhet ta zëvendësojë Tuntevin. Sipas listës, në radhë është Rubin Zemon. KSHZ brenda ditës pritet ta njoftojë Kuvendin. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu