Si do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut deri dhe për Vitin e Ri?

Fundviti dhe fillimi i vitit të ri në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë tejet i ftohtë, me temperatura polare, por megjithatë është kohë dimri.

Gjatë dy ditëve të fundvitit pritet të ketë reshje shiu, e në disa zona do të kaloj në reshje bore.

Sipas sinoptikëve për Nezavisen, një valë e ftohtë atmosferike pritet të kalojë në vend në datat 27-28 dhjetor. Më pas në disa vende do të ketë reshje shiu, të cilat për shkak të të ftohtit pothuajse kudo do të kthehen në borë.

Për natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor do të kemi mot me vranësira, me temperaturë 1 deri në 8 gradë.
Gjatë natës, vranësirat do të rriten me reshje shiu që do të kalojnë në borë.

Dita e parë do të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta do të ketë borë. Temperatura deri në 8 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu