‘Si guxon t’i gjuash luanit’, Kejvina komenton pyetjen më të shpeshtë që i është bërë në jetë

Kejvina Kthella mori vëmendje të madhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Mirëpo, modelja u përjashtua nga formati televiziv vetëm pak javë më pas, për shkak të një veprimi që bëri kundrejt Luiz Ejllit.

Në fakt, ajo ushtroi dhunë fizike kundrejt banorit që në fund u shpall edhe fitues i spektaklit dhe kjo i kushtoi me përjashtim nga programi.

Në natën finale të ‘BBVA 2’, pas shpalljes së fituesit, gazetari i Top Channel ia ka bërë pyetjen “Si guxon t’i biesh në shpullë luanit”, për të cilën ajo pretendon se është pyetja që i është bërë më së shumti në jetë.

O Zot, akoma! Pyetja që më është bërë më së shumti në jetën time në këtë periudhë, ka qenë ‘si i gjuajte ti atij?’ Tani ndodhi, iku, jemi këtu për ta suportuar”, është shprehur modelja.

Duke e bërë të qartë se këtë herë, biondja ishte aty për ta mbështetur Luizin në triumfin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu