Siljanovska: Më 21 prill dhe më 5 maj do të kuptojnë që ka ikur koha e tyre

Pushteti lavdërohet vetëm se e kanë reformuar emrin. Kjo nuk është reformë, kjo është katastrofë. Ky është hap dështues. Më 21 prill dhe më 5 maj do të kuptojnë se koha e tyre ka kaluar. Vjen koha jonë porositi sonte kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova në tubimin në Probishtip.

“Këtë pranverë pushteti do të largohet, ndërsa ne fillimisht vijmë në vend presidencial, e pastaj edhe në qeveri me kryeministrin e ri”, theksoi Siljanovska Davkova. Ajo u premtoi qytetarëve se kur do të bëhet ajo presidente do të luftojë që drejtësia të sundojë përfundimisht në vend.

Paralajmëroi se me fitoren e saj vjen një kohë e re e, kohë e drejtësisë, që do të sundojë në vend.

Ajo porositi se nuk do të lejojë që të ndërrohet identiteti. “Identiteti është ndërtuar me shekuj, identiteti është i pandarë me emrin Maqedoni, identiteti është i pandarë me gjuhën maqedonase, identiteti nuk e duron mbiemrin “verior”, sepse ai ka qenë, është dhe do të mbetet maqedonas”, tha Siljanoska-Davkova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu