Simeone: La Liga e jashtëzakonshme, tani nuk po përkufizohet vetëm nga Messi dhe Ronaldo

Diego Simeone e ka cilësuar La Ligan si të jashtëzakonshme, pavarësisht se Atletico Madrid lëshoi pikë në Villarreal të shtunën mbrëma.

Atletico mori avantazhin përmes Filipe Luis, por u largua nga stadiumi me një barazim 1-1, pasi Mario Gaspar barazoi për Villarreal.

“La Liga është e jashtëzakonshme, fantastike”, ka thënë fillimisht Simeone për mediat në Spanjë.

“Të gjitha ekipet luftojnë dhe ndeshen, dhe kjo lejon një ligë shumë më konkurruese sesa kur Ronaldo dhe Messi e përkufizonin atë”.

“Ishte një lojë e vështirë dhe intensive kundër një ekipi që e gjetën veten në një situatë të komplikuar dhe e dinim se do të reagonin”.

“Ne u përpoqëm ta bëjmë atë një ndeshje fizike në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ne shtymë për të fituar”.

“Sidoqoftë, ishte e vështirë, ashtu siç është gjithmonë këtu. Është gjithmonë e vështirë”.

Ndryshe, momentalisht Atletico renditet në pozitën e katërt me 16 pikë apo dy më pak se lideri Barcelona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu