Situata e rënduar në Shqipëri, më e keqja pritet të ndodhë në orët në vijim (FOTO-VIDEO)

Prej ditës së djeshme Shqipëria është përfshirë nga një valë reshjesh atmosferike, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.

Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore, ndërsa shumë banesa janë përmbytur, apo rrezikojnë të përmbyten në orët në vijim.

Situata duket alarmante, pasi parashikimet janë për një mot me reshje të dendura edhe në orët në vijim. Reshjet e shiut do të vijojnë të derdhen mbi vendin tonë, të paktën deri ditën e diel, ndërsa Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytjet.

Gjithashtu mësohet se aeroporti i Rinasit ka ndërprerë fluturimet dhe avionët që është dashur të ulen në Rinas janë ulur në aeroportin e Shkupit dhe në aeroportet e Italisë./InfoShqip.com

Në vazhdim mund të shikoni video nga përmbytja e autostradës Tiranë – Durrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu