Petro Poroshenko, presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se në vend iu është ndaluar hyrja meshkujve rusë nga mosha 16-60 vjeç.
Ai shkroi në Twitter se kjo është një masë për parandalimin e krijimit të ushtrive private ruse brenda territorit ukrainas.
Kreu i shërbimit të rojes kufitare të Ukrainës, Petro Tsigikal, u shpreh se pikat kufitare do të vepronin sipas kërkesës së presidentit.










