Sizmologu jep alarmin: Priten tërmete të tjera

Sizmologu Rrapo Ormeni, duke folur për “Ora News” tha se të tjera tërmete pritet të godasin vendin tonë dhe zonën ballkanike.

Ai tha gjatë një bisede telefonike se tërmete me magnitudë kaq të madhe shoqërohen zakonisht edhe me lëkundje të tjera, duke sqaruar se gjatë natës së shkuar janë regjistruar rreth 70 lëkundje të vogla që vijnë pas tërmetit të parë.

“Pa dyshim një tërmet me maginitudë 5-6 ballë shoqërohet me pasgoditje. Është një tërmet i shoqëruar me shumë pas goditje, por shkalla e madhësisë së tyre po vjen duke u zvogëluar, çka tregon se është drejt shuarjes.

Por, derisa të vendoset gjendja e ekuilibrit në zonën e thyerjes së masës shkëmbore nëntokësore, kuptohet do të gjenerohen të tjera lëkundje, me magnituta më të vogla. Ky rajon që rrethon Shqipërinë përfshihet nga një zonë tektonike mjaft e gjerë”u shpreh Ormeni.

Sa e lartë është rrezikshmëria?

Kuptohet kur bie një tërmet i kësaj magnitude është dëmtues në zonën epicentrale. Në Shqipërinë jugperëndimore është i fortë por nuk besoj të ketë pasur dëme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu