“S’ja falja dot, i tha Kiarës të kapi kur të dua”, Luizi merr ”hak” ndaj Kristit dhe Maestros, i nxjerr në nominim: Janë inate të vjetra

Një zarf i zi mbërriti dje në shtëpi duke bërë që banorët të supozonin se për kë nga ata do të ishte. Të gjithë mendonin se do të ishte për një banorët e rinj, mirëpo nuk rezultoi kështu, pasi zarfi i zi ishte pikërisht për Luizin, Maestron dhe Kristin.

Ata kishin komunikuar në tualet, gjë që nuk lejohet ndaj u vendos që të shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre do të dalë nga shtëpia të shtunën.

Por, si duket e gjithë kjo skemë ka qenë e mirë planifikuar nga vetë Luizi. Pas leximit të zarfit nga Arbana, këngëtari tha se kjo ishte si një “hakmarrje” për dy banorët e tjerë, duke thënë se nuk harron dot inatet e vjetra.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë, janë inate të vjetra, inatet e vjetra unë nuk i fal, as këtij as atij. Ai i ka thënë kësaj unë të kapi kur të dua.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos të bëj drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu